Udhërrëfyesit dhe Protokollet e Praktikes me te mire Klinike
Zbatimi në veprimtarinë klinike i praktikës më të mirë të bazuar në evidencë shkencore përbën një nga elementët kyç të cilësisë së kujdesit mjekësor.
Hartimi i udhërrëfyesve dhe protokolleve klinike përmbush më së miri këtë element thelbësor të cilësisë së kujdesit mjekësor .
Udhërrëfyesit e Praktikes Klinike (UPK): bazohen në evidenca shkencore dhe promovojnë e mbështesin praktikat më të mira klinike. Janë dokumente që përpilohen dhe përmirësohen në mënyrë periodike për të ndihmuar mjekët dhe pacientët në marrjen e vendimeve të sakta sipas gjendjes shëndetësore. Hartohen duke u bazuar në evidencë mjekësore nga ekspertë botërorë . Në rastin tonë hartimi i tyre bazohet në këto Udhërrëfyes ekzistues të hartuar dhe përditësuar nga ekspertë botërorë. Megjithëse të bazuara në rekomandimet ndërkombëtare, udhërrëfyesit duhet të marrin parasysh dhe kontekstin vendor në të cilin do të zbatohen.
Protokollet e Praktikës Klinike (PPK): janë rekomandime që do të nxirren me konsensus nga udhërrëfyesit. Rekomandimet e protokolleve janë të detyrueshme në zbatim. Mbi to pritet që të bëhet dhe kostifikimi.
Një nga elementët thelbësor në procesin e hartimit të UPK dhe PPK është pjesëmarrja e te gjithë partnerëve dhe palëve te interesuara në procesin e hartimit te tyre, si profesionistët dhe specialistët e fushës të cilët ofrojnë rekomandime teknike dhe profesionale, përfaqesues të institucioneve shëndetësore dhe partnerëve të cilët kontribuojnë në pranimin e rekomandimeve në mënyrë konsensuale.
Rishikimi ose përditësimi: është një proces po aq i rendësishëm sa hartimi i tyre sepse studimet e ndryshme bëjnë që teknikat diagnostikuese , menaxhuese dhe trajtuese te përditësohen dhe është pikërisht ky fakt që i jep rëndësi procesit të rishikimit dhe rivlerësimit periodik të udhërrëfyesve dhe protokolleve të praktikes klinike, të bazuar në evidencën mjeksore.
Cikli i përpilimit dhe përmirësimit të Udhërrefyesve Të Praktikës Mjekësore (UPK)