QKCSA-ISH eshte strukture e re e Ministrise se Shendetesise, me autonomi tekniko-profesionale ne vendimarjet e saj, e krijuar me date 16/09/2005

Detyrat dhe objektivat.

QKCSA-ISH do te mbeshtese Ministrine e Shendetesise ne zbatimin e strategjise nacionale shendetesore afatgjate ne fushat e meposhtme:

 

  • Permiresimin e vazhdueshem te cilesise se sistemit shendetesor.
  • Edukimin dhe trajnimin e personelit mjekesor dhe partnereve te tjere, ne lidhje me cilesine e kujdesit mjekesor dhe krijimit te nje kulture te re per te.
  • Rilicensimi periodik i personelit mjekesor, ne sektoret publik dhe privat.
  • Formulimin, perhapjen dhe monitorimin e udhezuesve klinik (protokolleve klinike) te praktikes klinike me te mire, ne ndihme te personelit mjekesor.
  • Akreditimin e institucioneve shendetesore shqiptare publike dhe private.
  • Edukimin terapeutik dhe fuqizimin e rolit te pacienteve si aktore kryesor e qendror te sistemit shendetesor.
  • Minimizimin e rreziqeve dhe gabimeve ne institucionet mjekesore: Ritjen e sigurise per pacientet dhe personelin mjekesor.
  • Vleresimin dhe perzgjedhjen e teknologjive ekzistuese dhe te reja me te nevojshme dhe me kostefektive te sistemit shendetesor.
  • Krijimin, mbledhjen dhe perdorimin e evidences shkencore te praktikave mjekesore te faktuara si me te mirat.
  • Vendosjen e lidhjeve dhe koordinimin teknik te programeve te Ministrise se Shendetesise ne fushat e mesiperme, me partneret, institucionet, apo organizata te vendit dhe te huaja.te interesuara e te nevojshme per to.

KONFERENCEA E KATERT KOMBETARE PER CILESISE E SHERBIMEVE SHENDETSORE

 

Copyright © QKCSAISH 2006