Siguria në kujdesin shëndetësor është të reduktosh rriskun e dëmit të pa nevojshëm në nivelin minimal të pranueshëm. Siguria është konsideruar prioritare në kujdesin shëndetësor.
“IOM: Institute of Medicine”
“The Royal Australian College of General Practitioners 2011”
Raportimi në kohë i incidenteve të parandalueshme merr një rëndësi të veçantë për vetë faktin se:
- Shërben si një instrument i rëndësishëm për mënyrën se si spitali menaxhon incidentet që mund të ekzistojnë,të cilat mund të bëhen shkak për pasoja e dëmtime.
- Ndihmon të parandalohet në personat e tjerë, si dhe lehtëson identifikimin, marrjen e masave, dhe parandalimin për përsëritjen e incidenteve, duke siguruar në spital një mjedis të sigurt për pacientet, personelin dhe nxjerrjen e mësimeve nga incidentet e gabimet e bëra. Në këtë mënyrë raportimi në kohë i incidenteve të parandalueshme ndihmon në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe mbajtjen në nivel të standardeve të arritura.