1.      Përmbledhje e Trajnimit për Standardet e Kujdesit Shëndetësor Parësor, Tiranë

31 Janar 2018

Në lidhje me procesin e akreditimit të institucioneve shëndetësore, Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore (QKCSAISH), më datën 31 Janar 2018, zhvilloi trajnimin për Standardet e Akreditimit për Kujdesin Parësor, në Tiranë, me temën “STANDARDET E AKREDITIMIT, INTERPRETIMI DHE VLERËSIMI I TYRE, RAPORTI I PARË I VETË-VLERËSIMIT – PËR KUJDESIN PARËSOR”.

Në trajnim morën pjesë 34 personat përgjegjës (koordinatorët e cilësisë) për ndjekjen e procesit të akreditimit nominuar nga DRSH dhe DSHP.

Temat që u mbajtën në këtë trajnim janë:

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e ekipit të vetëvlerësimit të standardeve për akreditim dhe cilësi. Njohja me standardet e akreditimit të rishikuara.

2. Njohja me Tabelën e vetëvlerësimit. Shpjegim i hollësishëm mbi mënyrën e hedhjes së rezultateve në tabelën e vetëvlerësimit nga ekipit i vetëvlerësimit.

Temat e trajnimit u mbajtën nga Specialistja e Sektorit të Akreditimit të QKCSAISH, Znj. Erisa NDREKO.

 

2.      Përmbledhje e Trajnimit për standardet e Kujdesit Shëndetësor Parësor, Tiranë

01 Shkurt 2018.

Në lidhje me procesin e akreditimit të institucioneve shëndetësore, Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore (QKCSAISH), më datën 01 Shkurt 2018, zhvilloi trajnimin për standardet e akreditimit për kujdesin parësor, në Tiranë, me temën “STANDARDET E AKREDITIMIT, INTERPRETIMI DHE VLERËSIMI I TYRE, RAPORTI I PARË I VETË-VLERËSIMIT – PËR KUJDESIN PARËSOR”.

Në trajnim morën pjesë 81 persona përgjegjës për ndjekjen e procesit të akreditimit si Drejtori i Qendrës Shëndetësore, ekipi i vetëvlerësimit dhe koordinatori i cilësisë i dyzetë e një (41) Qendrave Shëndetësore të Qarkut Tiranë.

Temat që u mbajtën në këtë trajnim janë:

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e ekipit të vetëvlerësimit të standardeve për akreditim dhe cilësi. Njohja me standardet e akreditimit të rishikuara.

2. Njohja me Tabelën e vetëvlerësimit. Shpjegim i hollësishëm mbi mënyrën e hedhjes së rezultateve në tabelën e vetëvlerësimit nga ekipit i vetëvlerësimit

Temat e trajnimit u mbajtën nga Specialistja e Sektorit të Akreditimit të QKCSAISH, Znj. Erisa NDREKO.

 

3.      Trajnimin e zhvilluar date 1 Shkurt 2018, në SUOGJ “Mbretëresha Geraldine”, Tiranë

Në përmbushje të planit të aktiviteteve të vitit 2018 ,të planifikuar nga QKCSAISH datë 1 Shkurt 2018 në pranë ambienteve te SUOGJ Mbretëresha Geraldine  u zhvillua trajnimi lidhur me proçesin e akreditimit me temë “ Standardet e reja të cilësisë të akreditimit për shërbimin spitalor,  Interpretimi dhe vlerësimi i tyre , Raporti i parë i vetëvlerësimit .

Pjesëmarrësit ne Trajnimin si me poshtë:

·         Maksim Gjoni  - mjek                  

·         Eneida Dede - mjeke                    

·         Flutura Bastari                                          

·         Miranda Kocani                         

·         Aurora Bajraktari

Në trajnim u fokusuam tek njohja me standardet e reja për struktura shendetesore universitare

ü  Rëndësia e Procesit te Vete-vlerësimit.

ü   Plotësimi i duhur i dokumentacionit te nevojshëm   per dosjen e plote te akreditimit .

ü  Mënyra e plotësimit te tyre bazuar ne formularin e akreditimit

ü   Lista e nevojshme për çdo standardd

ü  Roli dhe përgjegjësitë e koordinatorit të cilësisë

ü  Përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë

Klasifikimi i standardeve sipas rëndësisë se tyre. Interpretimi i duhur i standardeve ( fokus standardet baze ). Elementet përbërës dhe pikëzimi i tyre. Mënyra e plotësimit te raportit te pare te vetëvlerësimit. Identifikim te çështjeve lidhur me plotësimin e Standardeve.

Ekipeve te vetëvlerësimit iu vunë ne dispozicion nga ana jone materialet e duhura ne ndihme te procesit te akreditimit si:

·         Standardet e cilësisë për shërbimin spitalor ,

·         Tabela e vetëvlerësimit për standardet e shërbimit spitalor

·         Lista e dokumentacionit te duhur për plotësimin e dosjes se akreditimit renditur sipas fushave te standardeve

·         UPK dhe PKK lidhur me KIS kontrollin e infeksioneve spitalore.

·         UPK dhe PPK te patologjive te ndryshme te miratuara nga MSH dhe MBS

·         Karta e te drejtave te Pacientit.

·         Udhëzues për raportim të incidenteve

 

Temat e trajnimit u mbajtën nga Specialistja e Sektorit të Akreditimit të QKCSAISH, Znj. Brikena SINANI.

4.      Trajnimi i zhvilluar në ambjentet e QSUT “Nënë Tereza”, Tiranë

 

Në përmbushje të planit t ë aktiviteteve të vitit 2018 ,të planifikuar nga QKCSAISH date 2 Shkurt 2018 ne ambientet e Administratës se QSUT  “Nene Tereza “ u zhvillua trajnimi lidhur me procesin e akreditimit me temë “ Standardet e reja te cilësisë te akreditimit per struktura shenietesore universitare , Interpretimi dhe vlerësimi i tyre , Raporti i pare i vetëvlerësimit .

Pjesëmarrësit ne Trajnimin e zhvilluar pranë ambienteve te QSUT si me poshtë :

a.      Ekipi i vetëvlerësimit për shërbimin e Neurokirurgjisë :

·         Flutura Pulaci – Drejtore e performances Spitalore

·         Bora Salaj – Administratore PAI Neuroshkenca

·         Artur Xhumari – Kirurg

·         Kimeta Kadesha – Kryeinfermiere PAI

·         Hermes Xhemalaj – Specialist pranë Sektorit te Cilesise, Kujdesit ndaj pacientit dhe edukimit ne vazhdim.

b.       Ekipi i vetëvlerësimit per Sherbimin e Djegie Plastikes

·         Diora Shino – Administratore e PAI polivalent

·         Vjollca Kuqi – Kryeinfermiere e sherbimit

 

c.        Ekipi i vetëvlerësimit per shërbimin e Endokrinologjise

·         Merfa Aliaj – Administratore PAI

·         Gerond Hysi- Mjek

Ne trajnim fokus njohja me standardet e reja për struktura shendetesore universitare

ü  Rëndësia e Procesit te Vete-vlerësimit.

ü   Plotësimi i duhur i dokumentacionit te nevojshëm   per dosjen e plote te akreditimit .

ü  Mënyra e plotësimit te tyre bazuar ne formularin e akreditimit

ü   Lista e nevojshme për çdo standardd

ü  Roli dhe përgjegjësitë e koordinatorit të cilësisë

ü  Përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë

Ekipi u orientua ne lidhje me plotësimin e Formularit te Aplikimit , Kërkesës për akreditim. Plotësimi i dokumentacionit te duhur për procesin e akreditimit.

Klasifikimi i standardeve sipas rëndësisë se tyre. Interpretimi i duhur i standardeve ( fokus standardet baze). Elementet përbërës dhe pikëzimi i tyre. Mënyra e plotësimit te raportit te pare te vetëvlerësimit. Identifikim te çështjeve lidhur me me plotësimin e Standardeve .

Temat e trajnimit u mbajtën nga Specialistja e Sektorit të Akreditimit të QKCSAISH, Znj. Brikena SINANI.

 

5.      Trajnimi i zhvilluar në SUOGJ “ Koco Gliozheni” , Tiranë

 

Në përmbushje të planit t ë aktiviteteve të vitit 2018 ,të planifikuar nga QKCSAISH date 5 Shkurt 2018 ne ambientet e SUOGJ “ Koco Gliozheni“ u zhvillua trajnimi lidhur me procesin e akreditimit me temë “ Standardet e reja te cilësisë te akreditimit për struktura shëndetësorë universitare , Interpretimi dhe vlerësimi i tyre , Raporti i pare i vetëvlerësimit .

Pjesëmarrësit ne Trajnimin e zhvilluar pranë ambienteve te SUOGJ Koco Gliozheni si me poshtë:

·         Marjeta Babaoci – N/drejt e edukimit ne vazhdim – përgjegjëse e procesit

·         Yllka Bardhi- Kryemami e përgjithshme

·         Vjollca Mulliqi – Kryemami ne shërbimin e anestezi reanimacionit

·         Adrian Misja – Shefe e shërbimit anestezi reanimacion

 

Ne trajnim fokus njohja me standardet e reja për struktura shendetesore universitare

ü  Rëndësia e Procesit te Vete-vlerësimit.

ü   Plotësimi i duhur i dokumentacionit te nevojshëm   per dosjen e plote te akreditimit .

ü  Mënyra e plotësimit te tyre bazuar ne formularin e akreditimit

ü   Lista e nevojshme për çdo standardd

ü  Roli dhe përgjegjësitë e koordinatorit të cilësisë

ü  Përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë

U orientuan ne lidhje me plotësimin e Formularit te Aplikimit , Kërkesës për akreditimi dhe Ekipit te vetëvlerësimit  . Plotësimi i dokumentacionit te duhur për procesin e akreditimit

 Klasifikimi i standardeve sipas rëndësisë se tyre. Interpretimi i duhur i standardeve ( fokus standardet baze ). Elementet përbërës dhe pikëzimi i tyre. Mënyra e plotësimit te raportit te pare te vetëvlerësimit. Identifikim te çështjeve lidhur me me plotësimin e Standardeve

Ekipit iu vu ne dispozicion nga ana jone materialet e duhura ne ndihme te procesit te akreditimit si:

·         Standardet e cilësisë për struktura shendetesore universitare ,

·         Tabela e vetëvlerësimit për standardet e strukturës shendetesore universitare

·         Lista e dokumentacionit te duhur për plotësimin e dosjes se akreditimit renditur sipas fushave te standardeve

·         UPK dhe PK lidhur me KIS kontrollin e infeksioneve spitalore.

·         Karta e te drejtave te Pacientit. miratuar nga MSH MBS.

·         Udhëzues për raportim incidenteve

Temat e trajnimit u mbajtën nga Specialistja e Sektorit të Akreditimit të QKCSAISH, Znj. Brikena SINANI.

6.      Trajnimi i zhvilluar në ambjentet e SU Trauma 

 

Në përmbushje të planit të aktiviteteve të vitit 2018 ,të planifikuar nga QKCSAISH datë 6 Shkurt 2018 në ambientet e SU të Traumës  u zhvillua trajnimi lidhur me proçesin e akreditimit me temë “ Standardet e reja të cilësisë të akreditimit për struktura shëndetësore universitare , Interpretimi dhe vlerësimi i tyre , Raporti i parë i vetëvlerësimit .

Pjesëmarrësit ne Trajnimin si me poshtë:

·         Luan Nikollari – Mjek epidemiolog  Përgjegjës i procesit

·         Agron Dogjani – Kirurg

·         Iris Karalliu – Pergj e sekt Juridik

·         Anila Meca – Shefe e laboratorit biokimik

·         Lindita Sada – Kryeinf e përgjithshme

·         Natasha Merku – Konsulta

·         Refail Cana – Kirurg

Ne trajnim fokus njohja me standardet e reja për struktura shendetesore universitare

ü  Rëndësia e Procesit te Vete-vlerësimit.

ü   Plotësimi i duhur i dokumentacionit te nevojshëm   per dosjen e plote te akreditimit .

ü  Mënyra e plotësimit te tyre bazuar ne formularin e akreditimit

ü   Lista e nevojshme për çdo standardd

ü  Roli dhe përgjegjësitë e koordinatorit të cilësisë

ü  Përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë

U orientuan ne lidhje me plotësimin e Formularit te Aplikimit , Kërkesës për akreditimi dhe Ekipit te vetëvlerësimit  . Plotësimi i dokumentacionit te duhur për procesin e akreditimit

 Klasifikimi i standardeve sipas rëndësisë se tyre. Interpretimi i duhur i standardeve ( fokus standardet baze ). Elementet përbërës dhe pikëzimi i tyre. Mënyra e plotësimit te raportit te pare te vetëvlerësimit. Identifikim te çështjeve lidhur me me plotësimin e Standardeve

Ekipit iu vu ne dispozicion nga ana jone materialet e duhura ne ndihme te procesit te akreditimit si:

·         Standardet e cilësisë për struktura shendetesore universitare ,

·         Tabela e vetëvlerësimit për standardet e strukturës shendetesore universitare

·         Lista e dokumentacionit te duhur për plotësimin e dosjes se akreditimit renditur sipas fushave te standardeve

·         UPK dhe PPK lidhur me KIS kontrollin e infeksioneve spitalore.

·         Karta e te drejtave te Pacientit miratuar nga MSH MBS.

·         Udhëzues për raportim të incidenteve

 

Temat e trajnimit u mbajtën nga Specialistja e Sektorit të Akreditimit të QKCSAISH, Znj. Brikena SINANI.

 

 

Tiranë, 21 Dhjetor – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale prezantoi standartet specifike për çdo strukturë shëndetësore, nga spitalet universitare dhe deri tek qendrat shëndetësore, klinikat apo njësi të tjera të shërbimit shëndetësor, plotësimi i të cilave do të jetë bazë për akreditimin e institucioneve shëndetësore por edhe për licensimin e tyre.

 “Ka ardhur koha të flasim cilësi dhe siguri! Çdo shërbim që aksesohet nga qytetarët dhe ofrohet për pacientët kudo në sistemin publik dhe privat, do kërkohet të plotësojë standartet dhe të akreditohet. Viti 2018 do të jetë viti i cilësisë, sigurisë dhe akreditimit, ku do të rankojmë (rendisim) sipas niveleve të akreditimit të gjitha institucionet e kujdesit shëndetësor, që nga qendrat shëndetësore e deri të spitalet universitare për plotësimin e standarteve bazë, në shërbimin publik. Ndërsa përsa i takon strukturave shëndetësore jopublike, të cilat nuk i plotësojnë standartet bazë, bazuar në ligjin e kujdesit spitalor, aktiviteti i tyre do të pezullohet e më pas, do të mbyllet nëse nuk arrijnë të plotësojnë këto standarte”, u shpreh Ministrja Manastirliu në konferencën me temë “Përmirësimi i shërbimit spitalor nëpërmjet standardeve të akreditimit: Cilësi – Siguri -Efiçencë”, ku merrnin pjesë drejtues dhe mjekë të spitaleve publike dhe jopublike si dhe ekspertë të fushës.

Janë 54 spitale publike dhe jopublike, 415 QSH publike, rreth 1900 pika ambulatore, 122 klinika private, 408 laboratore private, 1416 klinika stomatologjike dhe rreth 1300 farmaci. Nga këto kemi vetëm 5 spitale të akredituara publik dhe jopublike, 1 qendër shëndetësore të akredituar. Ndërsa janë në proces akreditimi 48 qendra shendetësore dhe 11 klinika private.

Prej tre muajsh u punua për standartet specifike të spitaleve në të gjitha nivelet, standartet e spitaleve universitare të hartuara për herë të parë dhe standartet e rishikuara spitalore dhe parësore. Përmes një procesi gjithëpërfshirës, këto standarte u hartuan bazuar në standartet më të mira ndërkombëtare, në përputhje me vecoritë e vendit tonë, pas konsultimeve të gjera me ekspertë vendas dhe të huaj.

Janë 258 standarte bazë që do të duhet të plotësojë çdo strukturë universitare për tu konsideruar e tillë dhe 233 standarte optimale për të garantuar cilësinë maksimale të shërbimit.

Kemi përcaktuar 186 standarte bazë spitalore dhe 294 standarte optimale, ndërsa sa i takon kujdesit parësor.

Janë parashikuar 33 standarte bazë dhe 58 standarte optimale për ofrimin e shërbimit cilësor për pacientët.

“Me këtë process, do të kemi një lidhje të integruar ndërmjet programit të licensimit dhe akreditimit, ku të gjitha institucionet shëndetësore që përfshihen në procesin e akreditimit, do të duhet të kenë përmbushur 100% standartet bazë për t’u licensuar. Por më e rëndësishmja, ne do të garantojmë cilësinë e shërbimit që do të marrë çdo qytetar, për më shumë siguri në shërbimin që merr dhe do të ketë mundësi të zgjedhë objektivisht në institucionin ku ai beson”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

 Programi i akreditimit do të kalojë në dy faza:

Vlerësimi i institucioneve shëndetësore për plotësimin e standarteve bazë dhe më pas, vlerësimi i standarteve optimale të të të gjitha atyre institucioneve që I kanë plotësuar 100% standartet bazë në fazën e parë mbikqyrëse.

Duke filluar nga Janari 2018 tashmë me standartet e reja do të nisë procesi i akreditimit për të gjitha spitalet. Në përfundim të këtij vlerësimi, brenda vitit 2018, do të listojmë spitalet sipas standarteve që ato do të plotësojnë.

 

Rezultati do të jetë një proces më i efektshëm për strukturat e kujdesit shëndetësor, të cilat po kalojnë këtë proces, duke u lejuar atyre të përqëndrohen në atë çfarë ata bëjnë më mirë – duke u shërbyer pacientëve të tyre.

Përmbledhje e aktivitetit në Lushnjë

Në kuadër të bashkëpunimit të projektit HAP dhe Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, më datën 27 Korrik 2017, u zhvillua një takim në Lushnjëe, me temën “Akreditimi si mjet për përmirësimin e cilësisë në kujdesin shëndetësor”. 

Tema u prezantua nga Specialistja e Sektorit të Akreditimit të QKCSAISH, Znj. Erisa NDREKO. Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin menaxherët, kryeinfermierët dhe ekonomistët e Qendrave Shëndetësore të Lushnjës. Në fund të takimit pjesëmarrësve ju shpërnda edhe Libri i Standardeve të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Kujdesit Shëndetësor Parësor.

 

Përmbledhje e aktivitetit në Bulqizë

Në kuadër të bashkëpunimit të projektit HAP dhe Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, më datën 13 Tetor 2017, u zhvillua një takim në Bulqizë, me temën “Akreditimi si mjet për përmirësimin e cilësisë në kujdesin shëndetësor”. 

Tema u prezantua nga Specialiste e Sektorit të Akreditimit të QKCSAISH, Znj. Erisa NDREKO. Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin menaxherët, kryeinfermierët dhe ekonomistët e Qendrave Shëndetësore të Bulqizës. Në fund të takimit pjesëmarrësve ju shpërnda edhe Libri i Standardeve të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Kujdesit Shëndetësor Parësor.

 

Përmbledhje e aktivitetit në Peshkopi

Në kuadër të bashkëpunimit të projektit HAP dhe Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, më datën 03 Nëntor 2017, u zhvillua një takim në Peshkopi, me temën “Akreditimi si mjet për përmirësimin e cilësisë në kujdesin shëndetësor”. Tema u prezantua nga Specialistet e Sektorit të Akreditimit të QKCSAISH, Znj. Erisa NDREKO dhe Znj. Lorena MALI. Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin menaxherët, kryeinfermierët dhe ekonomistët e Qendrave Shëndetësore të Peshkopisë. Në fund të takimit pjesëmarrësve ju shpërnda edhe Libri i Standardeve të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Kujdesit Shëndetësor Parësor.

 

 

09-10 Nëntor 2017-Trajnimi në Fier

 

Në kuadër të bashkëpunimit të projektit HAP dhe Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore (QKCSAISH), më datën 09-10 Nëntor 2017, u zhvillua trajnimi në Fier, me temën “CILËSIA DHE SIGURIA NË KUJDESIN SHËNDETËSOR PARËSOR. AKREDITIMI, FAZA E VETË-VLERËSIMIT DHE RËNDËSIA E TIJ”. 

Temat që u mbajtën në këtë trajnim 2 ditor janë:

1. Konceptet mbi cilësinë, sigurinë në institucionet shëndetësore.

2. Akreditimi si mjet për përmirësimin e cilësisë në kujdesin shëndetësor. Një vështrim i përgjithshëm.

3. Fazat dhe hapat drejt procesit të Akreditimit. Ekipi i vetë-vlerësimit dhe rëndësia e tij.

4. Procesi i Akreditimit në Qendrat Shëndetësore të Tiranës dhe Durrësit. Përfshirja në këtë proces edhe e qendrave shëndetësore në Fier, Lushnje dhe Dibër.

5. Mjetet dhe dokumentacioni i nevojshëm për Akreditim.

6. Tabela e vetë-vlerësimit, plotësimi dhe pikëzimi.

Temat e trajnimit u mbajtën nga Specialistet e Sektorit të Akreditimit të QKCSAISH, Znj. Erisa NDREKO dhe Znj. Lorena MALI dhe Specialiste e Sektorit të Cilësisë, Sigurisë dhe të Drejtave të Pacientit të QKCSAISH, Znj. Valbona BARA. 

Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin koordinatori dhe ekipi i vetë-vlerësimit të shtatë (7) Qendrave Shëndetësore të Fierit. 

15-16 Nëntor 2017_ Përmbledhje e Trajnimit në Fier

Në kuadër të bashkëpunimit të projektit HAP dhe Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore (QKCSAISH), më datën 15-16 Nëntor 2017, u zhvillua trajnimi në Fier, me temën “CILËSIA DHE SIGURIA NË KUJDESIN SHËNDETËSOR PARËSOR. AKREDITIMI, FAZA E VETË-VLERËSIMIT DHE RËNDËSIA E TIJ”. 

Temat që u mbajtën në këtë trajnim 2 ditor janë:

1. Konceptet mbi cilësinë, sigurinë në institucionet shëndetësore.

2. Akreditimi si mjet për përmirësimin e cilësisë në kujdesin shëndetësor. Një vështrim i përgjithshëm.

3. Fazat dhe hapat drejt procesit të Akreditimit. Ekipi i vetë-vlerësimit dhe rëndësia e tij.

4. Procesi i Akreditimit në Qendrat Shëndetësore të Tiranës dhe Durrësit. Përfshirja në këtë proces edhe e qendrave shëndetësore në Fier, Lushnje dhe Dibër.

5. Mjetet dhe dokumentacioni i nevojshëm për Akreditim.

6. Tabela e vetë-vlerësimit, plotësimi dhe pikëzimi.

Temat e trajnimit u mbajtën nga Specialistet e Sektorit të Akreditimit të QKCSAISH, Znj. Erisa NDREKO dhe Znj. Lorena MALI.

Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin koordinatori dhe ekipi i vetë-vlerësimit të nëntë (9) Qendrave Shëndetësore të Fierit. 

 

23 Nëntor 2017  Përmbledhje e Trajnimit në Fier

Në kuadër të bashkëpunimit të projektit HAP dhe Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore (QKCSAISH), më datën 23 Nëntor 2017, u zhvillua trajnimi në Fier, me pesëmbëdhjetë (15) drejtorët e Qendrave Shëndetësore të Fierit ku u diskutua për procesin e akreditimit.

Temat që u mbajtën në këtë trajnim janë:

1. Një vështrim i përgjithshëm mbi procesin e Akreditimit. Fazat dhe hapat drejt procesit të Akreditimit. Roli i drejtuesit, koordinatorit dhe ekipit të vetë-vlerësimit.

2. Konceptet mbi cilësinë, sigurinë në institucionet shëndetësore.

3. Tabela e vetë-vlerësimit, plotësimi dhe pikëzimi.

Temat e trajnimit u mbajtën nga Specialistet e Sektorit të Akreditimit të QKCSAISH, Znj. Erisa NDREKO dhe Znj. Lorena MALI.

Në formë elektronike iu dërgua dokumentacioni i nevojshëm për procesin e akreditimit:

- Libri i Standardeve të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Kujdesit Shëndetësor Parësor,

- Lista e dokumentave të nevojshëm që duhet të plotësojnë për procesin e akreditimit,

- Pyetësori i kënaqësisë së pacientit,

- Pyetësori për stafin, mjek-infermier,

- Tabela e Vetë-Vlerësimit

 

 Përmbledhje e aktivitetit në Bulqizë

Në kuadër të bashkëpunimit të projektit HAP dhe Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, më datën 13 Tetor 2017, u zhvillua një takim në Bulqizë, me temën “Akreditimi si mjet për përmirësimin e cilësisë në kujdesin shëndetësor”. Tema u prezantua nga Specialiste e Sektorit të Akreditimit të QKCSAISH, Znj. Erisa NDREKO. Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin menaxherët, kryeinfermierët dhe ekonomistët e qendrave shëndetësore të Bulqizës. Në fund të takimit pjesëmarrësve ju shpërnda edhe Libri i Standardeve të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Kujdesit Shëndetësor Parësor.

 

Përmbledhje e aktivitetit në Burrel

Në kuadër të bashkëpunimit të projektit HAP dhe Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, më datën 21 Shtator 2017, u zhvillua një takim në Burrel, me temën “Akreditimi si mjet për përmirësimin e cilësisë në kujdesin shëndetësor”. Tema u prezantua nga Specialiste e Sektorit të Cilësisë, Sigurisë dhe të Drejtave të Pacientit të QKCSAISH, Znj. Valbona BARA. Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin menaxherët, kryeinfermierët dhe ekonomistët e qendrave shëndetësore të Burrelit. Në fund të takimit pjesëmarrësve ju shpërnda edhe Libri i Standardeve të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Kujdesit Shëndetësor Parësor.

 

Përmbledhje e aktivitetit në Mallakastër

Në kuadër të bashkëpunimit të projektit HAP dhe Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, më datën 03 Gusht 2017, u zhvillua një takim në Mallakastër, me temën “Akreditimi si mjet për përmirësimin e cilësisë në kujdesin shëndetësor”. Tema u prezantua nga Specialiste e Sektorit të Akreditimit të QKCSAISH, Znj. Erisa NDREKO. Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin menaxherët, kryeinfermierët dhe ekonomistët e qendrave shëndetësore të Mallakastrës. Në fund të takimit pjesëmarrësve ju shpërnda edhe Libri i Standardeve të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Kujdesit Shëndetësor Parësor.

 

 

Në kuadër të bashkëpunimit të projektit HAP dhe Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, më datën 20 Korrik 2017 u zhvillua një takim në qarkun e Fierit me temën “Standardet dhe procesi i Akreditimit”.

Tema u prezantua nga Drejtoresha e QKCSAISH, Znj. Mirela Çela.

 

 Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin menaxherët, kryeinfermierët dhe ekonimistët e Qëndrave Shëndetësore të Qarkut Fier.

Sottocategorie

Kontakt

Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore (QKCSAISH)
Rruga "Aleksandër Moisiu", 
No 80, Godina e ISHSH, Kati i Dytë, TIRANE, Albania

Mail: info@qkcsaish.gov.al

Web: www.qkcsaish.gov.al