Çdo Institucion Shëndetësor publik ose jopublik në zbatim të pikës 4 të VKM 865 dt. 24.12.2019

ʺPër Mënyrën e Kryerjes së Procesit të Akreditimit të Institucioneve të Kujdesit Shëndetësor e

Përcaktimin e Tarifave dhe Afateve Kohore ʺ duhet t’i nënshtrohen inspektimit të standardeve

bazë nga ISHSH.

 

Pika 4 e VKM 865 dt 24.12.2019 - Grupet e inspektimit verifikojnë pranë institucioneve të

kujdesit shëndetësor, përmbushjen e standardeve bazë të akreditimit, të miratuara nga ministri dhe

hartojnë raportin përkatës me institucionet që kanë përmbushur ose jo standardet bazë të

akreditimit. Ky raport dërgohet pranë ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë dhe institucionit

përgjegjës për akreditimin e institucioneve të kujdesit shëndetësor.

 

1 – FTESË PËR VIJIM TË PROCESIT

Në zbatim të pikës 5 e akreditimit. VKM Nr. 865, datë 24.12.2019: Institucioni përgjegjës për

akreditimin, pas marrjes së raportit, njofton institucionin e kujdesit shëndetësor që ka plotësuar

standardet bazë të akreditimit dhe e fton të vijojnë procesin.

 

2 – Regjistrimi në procedurë

Aplikimi bëhet me anë të plotësimit të formularit të aplikimit i cili dorëzohet pranë QKCSAISH, së bashku më kërkesën për aplikim.

 

3 - Marrja në shqyrtim e kërkesës

Kërkesa, bashkë me dokumentacionin shoqërues shqyrtohet nga QKCSA-ISH dhe nëse ato janë

në përputhje me rregullat dhe, sipas planit kohor të QKCSA-ISH, institucioni regjistrohet në

procesin e akreditimit dhe caktohen hapat e mëtejshëm.

 

4 - Fillimi i Procesit të vetëvlerësimit

QKCSA-ISH kontakton institucionin shëndetësor dhe i jep standardet e shkruara e të publikuara,

si dhe dokumentacionin bashkëshoqërues ndihmës për vetëvlerësim.

 

5 - Vetëvlerësimi i standardeve

Institucioni i kujdesit shëndetësor, pas pajisjes nga QKCSA me dokumentacionin e sipërcituar,

merr masat për kryerjen e vetëvlerësimit. Institucioni I kujdesit shëndetësor vlerëson vetveten

përkundrejt standardeve të akreditimit dhe harton raportin/et e vetëvlerësimit, të cilat dorëzohen,

brenda dy muajve pas marrjes së ftesës, pranë institucionit përgjegjës, si dhe plotëson

dokumentacionin e nevojshëm për akreditim.

 

6 - QKCSA-ISH asiston në procesin e vetëvlerësimit

Aplikanti mund të kërkojë ndihmë apo sqarime lidhur me vetëvlerësimin dhe stafi i QKCSA-ISH,

orienton dhe asiston në lidhje jo vetëm me interpretimin e standardeve, por edhe me planin e

veprimit, që duhet bërë pasi të identifikohen mangësitë të cilat duhen korrigjuar dhe përmirësuar.

 

7 - Kërkesa për vlerësim të jashtëm akreditues

Institucioni Shëndetësor (ISH), pasi ka mbaruar edhe procedurën e vetë-vlerësimit, dorëzon

raportin e fundit të vetëvlerësimit dhe bën kërkesë për vlerësim të jashtëm nga ekspertët e

përcaktuar nga QKCSA. QKCSA dakordëson me institucionin e kujdesit shëndetësor, datën e

vlerësimit të jashtëm brenda një afati10-ditor (dhjetëditor).

Kohëzgjatja nga momenti i marrjes së ftesës për akreditim deri në vizitën përfundimtare të

ekspertëve të vlerësimit të jashtëm, nuk duhet të kalojë periudhën 6-mujore (gjashtëmujore).

 

8 - Programi dhe ekipi i vlerësimit të jashtëm akreditues

QKCSA harton programin e vlerësimit të jashtëm akreditues dhe njofton paraprakisht titullarin e

institucionit shëndetësor për programin, që do të ndjekë ekipi i vlerësuesve të jashtëm dhe

përbërjen e tij. Njëri nga anëtarët e ekipit zgjidhet si drejtues i ekipit. Ekspertët e përzgjedhur për

të kryer vlerësimin e jashtëm trajnohen nga QKCSA sipas një programi të miratuar nga bordi i

akreditimit dhe plotësojnë një deklaratë, që nuk janë në kushtet e konfliktit të interesit, sipas

legjislacionit në fuqi.

 

9 - Vizita akredituese ose vlerësimi i jashtëm

Vizita e ekspertëve të vlerësimit të jashtëm akreditues kryhet në datat e paracaktuara nga QKCSA

dhe institucioni i kujdesit shëndetësor. Institucioni duhet t’i ofrojë ekipit kushte optimale pune,

pavarësi, mbrojtje dhe mbështetje nga çdo ndikim.

 

10 - Hartimi i draft raportit të Vizitës Akredituese:

Grupi i ekspertëve të vlerësimit të jashtëm harton brenda 2 (dy) javësh draf-traportin e vlerësimit,

lidhur me përmbushjen e standardeve dhe ia paraqet këtë institucionit të kujdesit shëndetësor të

vetëvlerësuar për komente e sugjerime të mundshme.

 

11 - Vlerësuesit e Jashtëm, raporti final.

Grupi i ekspertëve të vlerësimit të jashtëm mund të marrë parasysh ose jo vërejtjet e

institucionit të kujdesit shëndetësor dhe, brenda një jave, dorëzon raportin final të vlerësimit të

firmosur nga të gjithë anëtarët e ekipit pranë QKCSA, i cili i jep një kopje të këtij raporti

 institucionit të kujdesit shëndetësor.

 

12 - Përgatitja nga QKCSA-ISH e dokumentacionit të plotë për Bordin e Akreditimit (BA)

Pas marrjes në dorëzim të raportit final nga grupi i vlerësuesve të jashtëm, QKCSA-ISH përgatit

për mbledhjen e ardhshme të BA, dosjen e plotë të institucionit shëndetësor.

 

13 - Vlerësimi nga Bordi i Akreditimit

BA merr në shqyrtim dokumentacionin përkatës të dosjes të sipërpërmendur të përgatitur nga

QKCSA–ISH për të verifikuar nëse procedura e vlerësimit të jashtëm është kryer në mënyrë

korrekte në përputhje me rregulloren dhe manualin përkatës.

Bordi i akreditimit ka të drejtë që të thërrasë specialistë të fushave shëndetësore, rast pas

rasti, në varësi të profilit të institucionit shëndetësor që do të akreditohet.

 

14- Verdikti I Bordit te Akreditimit

Bordi i akreditimit merr në shqyrtim dokumentacionin përkatës të dosjes të

sipërpërmendur dhe, me shumicë votash, rekomandon:

a) akreditimin e plotë për 5 (pesë) vjet kur realizimi i standardeve optimale është >85%;

b) akreditimin e pjesshëm 1–3 (një deri në tre) vjet kur realizimi i standardeve optimale

është >70%;

c) mosdhënien e akreditimit kur realizimi i standardeve optimale është <70%.

15 - Vendimi i Ministrit të Shëndetësisë

QKCSA i dërgon rekomandimin e bordit të akreditimit ministrit, i cili bazuar në këtë të fundit

merr vendimin për akreditimin ose jo të institucionit të kujdesit shëndetësor, brenda një afati 30-

ditor (tridhjetëditor).

 

16- E drejta e ankimimit nga ISH i vlerësuar

Kundër vendimit të ministrit bëhet ankim në gjykatë brenda 30 (tridhjetë) ditëve.

 

17 - Certifikata dhe Emblema e Akreditimit

Institucioni shëndetësor i akredituar pajiset me një certifikatë akreditimi të firmosur nga ministri

dhe një Emblemë të posaçme, të cilat vendosen në institucion në një vend të dukshëm për

publikun.

 

18 - Shpallja dhe botimi i rezultateve të vlerësimit

 

QKCSA bën publike certifikatën dhe emblemën e akreditimit, të cilat institucioni i kujdesit

shëndetësor ka të drejtë t’i afishojë në një vend të dukshëm për publikun.

 

19- Formati i Certifikatës se akreditimit

Formati i certifikatës së akreditimit dhe i emblemës miratohen me urdhër të ministrit.

 

20 - Ri aplikimi për akreditim

Në rastet kur institucionit shëndetësor i mbaron afati 1 ( një ) ose 3( tre ) ose 5(pesë ) vjeçar i

marrjes së certifikatës se akreditimit, ka të drejtë të ri aplikojë për akreditim, por në zbatim të

VKM 865 dt. 24.12.2019

Kontakt

Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore (QKCSAISH)
Rruga "Aleksandër Moisiu", 
No 80, Godina e ISHSH, Kati i Dytë, TIRANE, Albania

Mail: info@qkcsaish.gov.al

Web: www.qkcsaish.gov.al