Siguria në kujdesin shëndetësor është të reduktosh rriskun e dëmit të pa nevojshëm në nivelin minimal të pranueshëm. Siguria është konsideruar prioritare në kujdesin shëndetësor. 

“IOM: Institute of Medicine”

Siguria e pacientit është të mos rrezikohesh nga incidentet mjekësore, në mjediset e praktikës së përgjithëshme mjekësore.  

“The Royal Australian College of General Practitioners 2011”

 

Raportimi në kohë i incidenteve të parandalueshme merr një rëndësi të veçantë për vetë faktin se: 

- Shërben si një instrument i rëndësishëm për mënyrën se si spitali menaxhon incidentet  që mund të ekzistojnë,të cilat mund të bëhen shkak për pasoja e dëmtime.  

- Ndihmon të parandalohet në personat e tjerë, si dhe lehtëson identifikimin, marrjen e masave, dhe parandalimin për përsëritjen e incidenteve, duke siguruar në spital një mjedis të sigurt për pacientet, personelin dhe nxjerrjen e mësimeve nga incidentet e gabimet e bëra. Në këtë mënyrë raportimi në kohë i incidenteve të parandalueshme ndihmon në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe mbajtjen në nivel të standardeve  të arritura.   

 

Kontakt

Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore (QKCSAISH)
Rruga "Aleksandër Moisiu", 
No 80, Godina e ISHSH, Kati i Dytë, TIRANE, Albania

Mail: info@qkcsaish.gov.al

Web: www.qkcsaish.gov.al