Përkufizimi i Evidencës  Mjekësore  – sipas OBSH

Fakte prej kërkimeve dhe njohurive që shërbejnë si bazë për vendimmarrjet lidhur me shëndetin publik dhe kujdesin mjekësor.  Evidenca është rezultat i kërkimit të njohurive me vlerë ne praktikë.

Cfarë është Mjekësia e Bazuar në  Evidencë ( MBE)?

Mjekësia e Bazuar në Evidencë është përkufizuar, si një kornizë  vendimmarrëse që lehtëson vendimet e ndërlikuara dhe nganjëherë kontradiktore të  grupeve të ndryshme.

Vendime të tilla përfshijnë vendime klinike në lidhje me zgjedhjen e trajtimit, të analizave dhe ekzaminimeve, ose administrimin e rrezikut për paciente të ndryshëm, si dhe vendime për grupe dhe popullsi  të ndryshme.

Si praktikohet Mjekësia e Bazuar në  Evidencë (MBE)?

Në nivel teknik MBE funksionon duke shndërruar informacionet komplekse që rrjedhin nga mijëra studime individuale në vlerësime të riskut lehtësisht të përdorshme. Kjo përfshin një metodë te përcaktuar me katër hapa kryesore:

  1. Formulimi i një pyetje të mire strukturuar për popullatën e interesuar, për rezultatet dhe zakonisht ndërhyrjet  e pritura  .
  2. Kërkimi i literaturës së publikuar (dhe rastësisht te papublikuar) për burimet e të dhënave që mund ti përgjigjen pyetjes.
  3. Vlerësimi i të dhënave sipas metodologjisë dhe lidhjes me pyetjen (zakonisht ky proces le jashtë 90- 99% te studimeve ).

Cfarë i  nevojitet MBE-së që të funksionojë?

Për të praktikuar MBE, individit  i duhen aftësitë thelbësore në interpretimin epidemiologjik dhe statistikor te rezultateve, akses në materiale te bazuara ne evidence  (kjo është e rrallë realisht për praktikuesit individual për të kërkua, vlerësua, dhe kaluar ne  filtër fillimisht  veten e tyre), dhe për  disa angazhimin apo dëshirën për të bërë pyetje në lidhje me atë që punon në menyre  të vazhdueshme.
Në një nivel më të gjerë, si  për të gjithë kornizat  e reja  te vendim-marrjes,   MBE- së i   duhen disa faktorë  për të punuar: pranimi  i gjere dhe angazhimi për  arritjen e qëllimit  , standardet  metodologjike gjerësisht të pranuara, lehtësime  për te përdorur evidencën , specialistë të trajnuar; dhe mekanizmat për miratimin e saj në praktikat rutinë.MBE  u  siguron të gjitha grupeve  të përfshira në sigurimin shëndetësor  një kuadër rigoroz dhe të pranueshëm për marrjen e vendimeve komplekse - në një kohë kur vendimmarrja efektive është shumë e  nevojshme. Përveç kësaj, ajo u  mundëson profesionistëve shëndetësor të jenë të sigurt në vendimet e tyre dhe tua   komunikojnë këto  në mënyrë efektive  kolegëve dhe pacientëve. Në të njëjtën kohë, MBE kërkon mbështetje institucionale me anë të aftësive të specializuara, furnizimin me  prova, si dhe standarde të pranuara gjerësisht, të cilat do të marrin disa kohë për t'u  vënë gjerësisht në dispozicion.

Ku ta gjejmë  evidencën?

  1. Cochrane Library
  2. SIGN
  3. NICE
  4. Embase
  5. Pubmed
  6. Medline-MEDSCAPE , etj

Sitet kryesore të Cochrane Collaboration:

  1. SHBA: thecochranelibrary.com
  2. Australi: cochrane.org.au
  3. Angli : nice.org.uk
  4. Brazil: epm.br/cochrane
  5. Kanada: cochrane.org/
  6. Kina: cd120.com/cochrane
  7. Danimarka: cochrane.dk/
  8. Gjermania: cochrane.de
  9. Italia: areas.it/index.htm
  10. Hollanda: cochrane.nl
  11. Afrika e Jugut: mrc.ac.za/cochrane/
  12. Spanja: cochrane.es/Castellano/ 

Site të tjera për kërkim të MBE: 

  1. bmj.com
  2. euro.who.int  (shiko Data & Publications)
  3. hiru.mcmaster.com  
  4. ars.marche.it/cdq
  5. nice.org.uk 
  6. cebm.utoronto.ca , etj.

 

 

 

 

Kontakt

Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore (QKCSAISH)
Rruga "Aleksandër Moisiu", 
No 80, Godina e ISHSH, Kati i Dytë, TIRANE, Albania

Mail: info@qkcsaish.gov.al

Web: www.qkcsaish.gov.al