VEND VAKANT
Qendra Kombetare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit te Institucioneve Shëndetësore (QKCSA-ISH)
Sektori Sherbimeve Mbeshtetese
POZICIONI - SHOFER
 
Kërkesat e përgjithshme të pozicionit të punës:
a)të ketë shtetësinë shqiptare;
b)të gëzojë zotësi të plotë për të vepruar;
c)të plotësojë kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor, si dhe të zotërojë aftësitë profesionale të domosdoshme, për vendin përkatës të punës, sipas kritereve të miratuara;
d)të jetë i aftë për punë nga ana shëndetësore;
e)të mos jetë të dënuar me burg me vendim gjykate të formës së prerë për kryerje të një krimi;
f)të mos jetë marrë masa disiplinore me largim nga puna, brenda 1 viti nga data e aplikimit.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1.Kerkese
2.Curriculum Vitae
3.Fotokopje të diplomës te noterizuar
4.Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
5.Fotokopje te lejes se drejtimit te automjetit
6.Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
7.Dëshmi penaliteti;
8.Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
9.Raport mjeko-ligjor (I afte per pune)
Kërkesat specifike të pozicionit të punës:
a)Arsimi: i mesëm.
b)Kualifikimi: Te ketë ekserience pune si shofer. Te kekë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese.
c)Eksperienca në Punë: Të ketë eksperiencë pune në këtë fushë.
d)Gjuha e huaj: Anglisht (jo e detyrueshme).
e)Kërkesa të tjera specifike: Të jetë i aftë të punojë në grup, si dhe të jetë i gatshëm të punojë edhe jashtë orarit zyrtar, kur t’i kërkohet.
Përshkrimi i punës:
 
a. Detyrat kryesore:
 
oTë kujdeset për automjetin që ka në ngarkim, ta mirëmbajë atë, ti kryejë shërbimet e nevojshme të nivelit të parë dhe të dytë. Të njohë rregullat e qarkullimit rrugor sipas Kodit Rrugor dhe t’i zbatojë ato në mënyrë të përpiktë. Të njohë pjesët dhe mekanizmat e automjetit që ka në ngarkim dhe të bëjë shërbimet periodike dhe kalimet stinore sipas rregulloreve dhe udhëzimeve në fuqi.
oTë kartelizojë automjetin që ka në ngarkim dhe të kujdeset për rregjistrimin e orëve të punës të tij, sasinë e km të përshkruara, normën e shërbimeve periodike, etj.
b. Përgjegjësitë:
 
oPërgjigjet për zbatimin me përpikëri të normave të sjelljes në qarkullim sipas Kodit Rrugor të RSH. Përgjigjet për mirëmbajtjen e automjetit, plotësimin e fletëve të udhëtimit sipasrregullave në fuqi, rregjistrave të orëve të punës, ditarëve të automjetit si dhe zbatimit me përpikëri të tyre.
oTë njohë automjetin në detaje, rregullat e transportit të materialeve (njerezve), të njohë masat dhe rregullat që sigurojnë ngarkesën gjatë transportit.
oTë kujdeset për gjendjen teknike dhe ambjentin e parkimit të automjetit, mbajtjen pastër të tyre. Mund të kërkohet të kryejë detyra të tjera në përshtatje me nevojat e shërbimit.
oDuhet të jete i gatshëm për cdo detyrë që i caktohet.
oTë angazhohet në ndjekjen dhe zbatimin e detyrave që ngarkohen .
Procedura e perzgjedhjes behet nepermjet vleresimit te dosjes personale dhe me interviste. Data e intervistes do tu komunikohet kandidateve te perzgjedhur.
Personat e interesuar duhet te dorezojne dokumentacionin e kerkuar brenda dates 29 /10 /2020 ora 10.00 prane QKCSAISH.

Kontakt

Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore (QKCSAISH)
Rruga "Aleksandër Moisiu", 
No 80, Godina e ISHSH, Kati i Dytë, TIRANE, Albania

Mail: info@qkcsaish.gov.al

Web: www.qkcsaish.gov.al