Veprimtari te QKCSA-ISH

 

 

 

 

TRAINIM

Principet e cilësisë dhe të përmirësimit të vazhdueshëm në kujdesin shëndetësor (PCP KSH)

(PRINCIPET E CILËSISË DHE PËRMIRËSIMIT NË KUJDESIN SHËNDETËSOR)

 

Për profesionistët në shendëtësi dhe partnerët e tjerë - Shqipëri 2009

 

Zhvilluar nga:

Assoc.Prof. Viera Rusnakova, MD, MBA, PhD
Alexandra Brazinova, MD, MPH, PhD

 

Kliko ketu per me shume.

Kliko ketu per foto.

 


“Dita Evropiane e te Drejtave te Pacientit”
18 prill 2009

Promovimi i te Drejtave te Pacientit dhe respektimi i tyre ne kujdesin shendetsor eshte bere tashme nje levizje pertej kufijve instuticionale me permasa qytetare dhe mbare evropiane.

Data 18 prill 2009 është shpallur nga Komuniteti Evropian: “Dita Evropiane e te Drejtave te Pacientit” Ne te  u ndërmorën aktivitete  ne  te gjitha vendet Evropiane me logon: “Te drejtat e pacientit nuk njohin kufij”!

Ne vendin tone njohja dhe zbatimi i te Drejtave te Pacientit perben nje nga elementet e reformes  se ndermare ne sistemin tone shendetesor.
Disa hapa ne kete drejtim janë hedhur dhe shume te tjera janë projektuar

Ne kete kuader, Institucioni i Avokatit te Popullit ne bashkepunim me Ministrine e Shendetesise, Qendren Kombetare te Cilesise, Sigurise dhe Akreditimit te Instuticioneve Shendetsore, organizuuan diten e premte, date 17. 04. 2009, ora 10.00, tek Hotel “Tirana International”, “Red Room”: Tryezen e Rrumbullaket me temen: “Te Drejtat e Pacientit ne Shqiperi !- Promovimi dhe respektimi i tyre.”
Ne kete aktivitet marin pjese perfaqesues nga Shoqatat e Pacienteve, nga Parlamenti, Presidenca, Kryeministria, Ministria e Shendetesise, Avokati i Popullit, QKCSA, ISKSH, QSUT, Institucione Shendetesore publike e private, Urdheri i Mjekut, i Farmacisteve,  i Infermiereve, Media, si dhe OBSH.
Le ta perkrahim edhe ne kete nisem si pjese e familjes Evropiane !

Tiranë, më 17/04/2009

Bashkangjitur do te gjeni edhe disa nga fotot qe pasqyrojnë një pjese te këtij aktiviteti.

 


QKCSA ka marre pjese ne aktivitetin nderkombetar

International Forum on Quality and Safety in Health Care,
17-20 March 2009, ICC, Berlin

Dhe ka prezantuar me ane te posterave disa nga aktivitetet e saj me te rendesishme,
Kliko ketu per te pare posterat - versioni Anglisht.

 


Trajnim për Trajnuesit lidhur me përdorimin e Udhezuesve Klinik

Në kuadër të përgatitjes së pesë Udhëzuesve të parë Klinikë të bazuar në Evidencë, ku ju keni dhënë kontributin tuaj të vyer si specialist, Agjensia Austriake CEEN në bashkëpunim me qendrën tonë, me dt. 09/07/08 ora 13.00 në QKCSA, u zhvillua një takim instruktues për trajnuesit lidhur me përdorimin e Udhëzuesve Klinik.

 

Për çdo pyetje apo sqarim, jeni të mirëpritur të na kontaktoni në tel: + 355 4 234 221, fax: + 355 4 234 225, email: info@qkcsaish.gov.al.

 


Trajnim për Mjekët e Përgjithshëm dhe të Familjes lidhur me përdorimin e Udhëzuesve Klinik

Me porosi të Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me ekspertë të huaj, Qendra jonë ka koordinuar përpilimin e pesë Udhëzuesve Praktik Klinik të cilët janë ende në draft.
Për tu njohur me to dhe mënyrën e përdorimit të tyre me Dt. 10/07/08 ora 10.00 në Hotel Tirana Internacional u organizua një trajnim i shkurtër me pjesëmarrjen e ekspertëve të huaj dhe vendas.

Për çdo pyetje apo sqarim, jeni të mirëpritur të na kontaktoni në tel: + 355 4 234 221, fax: + 355 4 234 225, email: isufkalo@hotmail.com, info@qkcsaish.gov.al.


Ftesë për Tavolinë të rrumbullakët;
“Menaxhimi i rreziqeve dhe i Sigurisë në spitale”
 
Menaxhimi i rreziqeve dhe i Sigurisë në spitale si për të sëmurët ashtu dhe për personelin, është bërë një çështje e mprehtë e cila kërkon reagim dhe zgjidhje urgjente. Për këtë arsye Qendra Kombëtare e Cilësisë dhe Sigurisë e cila e ka këtë problem në mandatin dhe prioritet e saj ju fton të merrni pjesë në një “Tavolinë të rrumbullakët diskutimi” me të gjitha palët e interesuara; përfaqësues të sëmurëve, profesionistë mjekë dhe infermierë, pedagogë e drejtues të departamenteve dhe shërbimeve universitare, përfaqësues të spitaleve të rretheve, drejtues të institucioneve dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, përfaqësues të Medias.
Qëllimi i diskutimit është arritja e konsensusit për veprim të koordinuar si hap i parë i formulimit të një strategjie të përbashkët në rang kombëtar.
Takimi do të zhvillohet me dt. 15 Maj 2008 ora 13.00 në QKCSA.

 

E plote


 

TAKIM ME KOORDINATORET E CILESISE DHE TE SIGURISE SE KUJDESIT PARESOR NE TIRANE DHE NE RRETHE
 
Takimi do të zhvillohet në QKCSA me dt.
19 Maj 2008 ora 13.00

Për çdo pyetje apo sqarim eventual, si dhe për konfirmimin e pjesëmarrjes suaj ju jeni të mirëpritur të kontaktoni qendrën tonë në Tel:+355-42-23 42 21/Fax: +355-42-23 42 25, Email: info@qkcsaish.gov.al

 

E plote


 

TRAJNIM

 ME Dr. TANI TAYLOR
ESPERT I CILESISE SE KUJDESIT PARESOR NE ZELANDEN E RE

 

TRAJNIM PËR PERMIRESIMIN E CILESISE NE KUJDESIN PARESOR ME KOORDINATORET E CILESISE DHE TE SIGURISE SE KUJDESIT PARESOR NE TIRANE DHE NE RRETHE
 
Takimi do të zhvillohet në Hotel Tirana Internaional – Salla Teuta

me dt. 22 Maj 2008 ora 11.00

 

Programi

Ftesa


KONFERENCA E PARE KOMBETARE
PER UDHEZUESIT E PRAKTIKES KLINIKE TE BAZUAR NE EVIDENCE
TIRANË, 10 - 11 MARS 2008

 

Per me shume klikoni ketu (PDF, 20KB)

 


 

Me rastin e 2-vjetorit të krijimit të saj dhe pas vetëvlerësimit të standardeve spitalore të kryer në 12 spitale rajonale të vendit QKCSA organizoi në Datën 03 / Mars / 2008 ora 10.30 në Hotel Tirana Internacional Salla Teuta, konferencën “Monitorimi i indikatorëve të performancës spitalore në Shqipëri”, në të cilën do të diskutohen përmirësimi i tyre dhe problemet e implementimit.

 

Programi i Konferences (PDF, 29 KB)

Hapja e Konferences (PPS, 600 KB)

Performanca spitalore permes indikatoreve (PPS, 2.29MB)

Performanca e spitalit te Korces (PPS, 286KB)

Performanca e spitalit te Sarandes (PPS, 173 KB)

Konkluzionet (PPS, 1.34MB)

 


 

“PERMIRESIMI I CILESISE NE INSTITUCIONET SHENDETSORE”.
KONFERENCA E 2-TE KOMBETARE PER SHERBIMIN SHENDETESOR, DHJETOR 2007

 

Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurise dhe Akreditimit te Institucioneve Shëndetësore-QK-CSA, organizoji ne Tirane ne 13 Dhjetor 2007 Konferencën e Dyte Kombëtare te Cilësisë me teme “PERMIRESIMI I CILESISE NE INSTITUCIONET SHENDETSORE”. Kjo konference ishte me rrëndësi për te gjithë politike bërësit, profesionistet shëndetësore, ofruesit e shërbimeve shëndetësore, pacientet dhe përfaqësuesit e tyre. QK-CSA, ofroi te gjitha mundësitë dhe përvojën e vet si dhe tregoji hapat e para drejt akdreitimit te institucioneve shendetore sikundër edhe përvojën e pare për marjen e pëlqimit te pacienteve para ndërhyrjes sikundër edhe studimin për vrojtimin e
kenaqesise se pacienteve me shërbimin.

 

Programi i konferences (PDF file 55KB)

Raporti i konferences (PDF file 87KB)

Lista e pjesemaresve (PDF file 70KB)

Prezantimet ne PDF (ZIP file 33MB)

Foto nga Konferenca II

 


Aktiviteti i Dates 26 Tetor, 2007 ne Hotel Tirana International i organizuar nga:
Qendra Kombetare e Cilesise Sigurise dhe Akreditimit te Institucioneve Shendetsore dhe Ministria e Shendetsise
Me Teme: “Vetvleresimi i Standarteve te Cilesise dhe Performances ne dy Maternitetet e Tiranes”
Ne kete akitivitet ku ishte i pranishem edhe Ministri i Shendetsise Z. Nard Ndoka me stafin e tij se bashku me mjeke e infermiere te dy materniteteve te tiranes u pasqyrua rezultati i vetvleresimit te performances ne dy maternitetet e Tiranes. Vetvleresi qe u pasua nga vleresim i jashtem prej grupesh ekspertesh, rezultatet e te cilit u krahasuan mes dy spitaleve (per detaje shiko prezantimin).

 

Gjate muajit Nentor filloi puna per hartimin e udhezuesve klinike per patologjite me te rendesishme.
Pas tenderit nderkombetar me 10 nga firmat me prestigjioze ne Europe ne fushen e perpilimit te udhezuesve klinike fituese doli CEEN, Central European Expert Network, e cila do te ndihmoje dhe koordinoje ne bashkepunim te ngushte me QKCSA-ISH, dhe vecanerisht me Sektorin III te saj, punen per hartimin e nje strategjie per udhezuesit klinik dhe perpilimin e implementimin ne te disa prej tyre terren.

 

Jane ngritur grupet e punes per perpilimin e procedurave per Licensim per specialitetet e meposhtme:
-Licensimi i Mjekeve
-Licensimi i Stomatologeve
-Licensimi i Farmacisteve

Gjithashtu ne koordinim me Ministrine e Shendetsise jane formuar grupet e pune per hartimin e standarteve ne:
-Sherbimin Shendetsor paresor
-Sherbimin Laboratorik
-Sherbimin Farmaceutik
-Sherbimi Stomatologjik


 

Seminar për Drejtuesit dhe Mjeket e Kujdesit Parësor
Me teme: “Cilësia në kujdesin shëndetësor Parësor”

Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore ne bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë - Drejtoria e Përgjithshme e Politikave dhe Planifikimit Shëndetësor, organizojnë një seminar 1 (një) ditor në Sallën e madhe te Hotel Tirana Internacional me Dt. 12 Korrik 2007 ora 9.00 deri ne 12.00 , me drejtuesit dhe mjeket e kujdesit parësor. Qëllimi është njohja e koncepteve dhe metodave te përmirësimit te cilësisë dhe sigurisë ne kujdesin shëndetësor parësor si dhe përgatitja për hapat e mëtejshëm drejt akreditimit.
Bashkangjitur po ju dërgojmë edhe programin e seminarit.

 

Për çdo pyetje apo sqarim eventual, gjithashtu edhe për konfirmimin e pjesëmarrjes tuaj, ju jeni të mirëpritur të kontaktoni qendrën tonë në Tel:+355-4-23 42 21/ Faks: +355-4-23 42 25, Email: info@qkcsaish.gov.al

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin

Me respekt

Drejtori i Qendrës


Prof. Isuf KALO

 

Klikoni ketu per te shkarkuar programin (PDF file 25KB)


 

AKTIVITET I PERBASHKET I QK – CSA DHE I SHOQATES STOMATOLOGJIKE SHQIPTARE

Me Teme: SEMINAR PER MJEKET STOMATOLOGE PER CILËSINE E KUJDESIT SHËNDETËSOR NË SHQIPËRI,


TIRANE, 28 QERSHOR 2007

Klikoni ketu per te shkarkuar programin (PDF file 48 KB)


 

Seminar për Koordinatoret e Cilësisë  25 Maj 2007

Në kuadrin e ngritjes së kapaciteteve tekniko - profesionale të koordinatoreve të Cilësisë të emëruar nga institucionet tuaja, Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, do të organizoje një seminar 1 (një) ditor në 25 maj 2007 me koordinatorët e cilësisë të spitaleve kryesor të vendit. Qëllimi është që nëpërmjet tyre të përgatitet  terreni i duhur për implementimin e mëtejshme të programit të cilësisë dhe procesi akreditimit.

Klikoni ketu per te pare foto te ketyre trajnimeve.

 

Me poshte jane paraqitur prezantimet e trajnimeve te kryera.

 


 

 

KONFERENCA E PARE

CILESIA NE SHERBIMET SHENDETESORE NE SHQIPERI, DREJTIMET NE TE ARDHMEN


TIRANE, 18 DHJETOR 2006


Klikoni ketu per te shkarkuar deklaraten per shtypin (Dokument PDF, madhesia 44 KB)


Seminare me teme: A mund te permiresohen performanca dhe cilesia e kujdesit tone spitalor?

 

Seminari i Shkodres

 

Seminari i Korces

 

Seminari i Lezhes

 

Seminari i Durresit

 

Seminari i Elbasanit

 

 

 


 

A mund te permiresohen performanca dhe cilesia e kujdesit tone spitalor?
Tetor 2006

Nga Prof. Isuf Kalo
Drejtor i Qendres Kombetare te Cilesise , Sigurise dhe Akreditimit te Institucioneve Shendetesore

 

Klikoni ketu per te shkarkuar prezantimin (Dokument PPS, madhesia 2.84 MB)

 


 

Në datën 10 maj 2006, në Qendrën Kombetare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, u zhvillua një workshop me rastin e vizitës së Z. Daniel J. Ostergaard, M. D. Zv. Presidenti i Akademise Amerikane të Mjekëve të Familjes, Ekspert i Cilësisë, Licensimit, Rilicensimit dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore.

Klikoni ketu per te pare foto te kesaj ceremonie.
Klikoni ketu per te shkarkuar prezantimin (Dokument PPS, madhesia 974 KB)

 


 

Te drejtat e njeriut dhe te pacienteve nga kendveshtrimi i etikes mjekesore si dhe i cilesise e sigurise te sistemit shendetesor
Nga Prof. Isuf Kalo
Drejtor i Qendres Kombetare te Cilesise , Sigurise dhe Akreditimit te Institucioneve Shendetesore

 

Klikoni ketu per te shkarkuar prezantimin (Dokument PPS, madhesia 1.56 MB)

 


 

Financimi dhe Cilesia e kujdesit shendetsor:
Vleresimi , kontraktimi dhe akreditimi ne kushtet e Shqiperise.
Diskutim mbi politiken shendetsore me teme: “Sfidat ne reformimin e sistemit te financimit shendetsor ne Shqiperi“
Durres 24 - 25 Shkurt 2006

Isuf Kalo

Klikoni ketu per te shkarkuar prezantimin (Dokument PPS, madhesia 1065 KB)


 

Dita Boterore e Shëndetit

“Hipokrati", Kalo dhe Petrela, fondacion për imazhin e mjekut.

Mjekët Isuf Kalo, Mentor Petrela dhe Fedhon Meksi prezantuan para dhjetëra mjekëve të njohur të qëndrave universitare e të ftuarve të tjerë nga Ministria e Shëndetësisë, Urdhri i Mjekëve. ISKSH dhe përfaqsitë farmaceutike, Fondacioni Mjekësor Shqiptar “Hipokrati” krijuar me qëllim përmirsimin e imazhit të mjekut. Drejtori ekzekutiv është Prof.As. Andrea Gudha. Sipas tij, objektivat e FMH-së janë promovimi i rekomandimeve të betimit të Hipokratit në marrëdhëniet dhe detyrimet ndaj të sëmurëve, identifikimi, përhapja dhe shpërblimi shembujve positive të personelit mjekësor, njohja dhe propagandimi i vlerave etiko-morale, profesionale. Nismën e përshëndeti Ministri i Shëndetësisë Maksim Cikuli, i pranishëm në promovimin e “Hipokratit”. Ai u shpreh se përkimi me Ditën Botërore të Shëndetit, që për këtë vit kishte në qëndër pikërisht personelin mjekësor, është një ogur i mbarë për ditët e mëtejshme të fondacionit.
Prof. Isuf Kalo bëri një prezantim të objektivave të FMH-së. “Në dhjetëvjeçarin e fundit, bashkë me progresin e dukshëm të performancës profesionale, përmirsimin dhe rinovimin e teknologjisë mjekësore, në vëndin tonë është verejtur edhe fenomeni negativ i përkeqësimit të imazhit të mjekut dhe figurës etike të tij në relacion me të sëmurët dhe qytetarët”, u shpreh prof. Kalo, duke prezantuar aktualitetin që nxiti krijimin e këtij fondacioni. I ngritur për të ndaluar përkeqësimin e mëtejshëm të imazhit të bluzave të bardha, fondacioni kërkon edhe të promovoje etiken mjekësore në bazë të principeve hipokratike dhe traditave me të mira të mjekëve tanë, sidomos atyre të rinj.

 

Klikoni ketu per te pare foto te ketij prezantimi

 


 

Në datën 3 Mars 2006 u bë inagurimi i Qëndrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit te Institucioneve Shëndetësore.

Në ceremoninë e inagurimit pati një pjesëmarrje të gjerë, dhe na nderuan me ardhjen e tyre Kryeministri i vendit Prof. dr. Sali BERISHA dhe Ministri i Shëndetësisë Prof.dr. Maksim CIKULI.

 

Klikoni ketu per te pare foto te kesaj ceremonie.

Klikoni ketu per te shkarkuar prezantimin (Dokument PPS, madhesia 2.73 MB)

 


 

KONFERENCEA E KATERT KOMBETARE PER CILESISE E SHERBIMEVE SHENDETSORE

 

Copyright © QKCSAISH 2006