QKCSA-ISH, është strukture ne varësi administrative të Ministrisë së Shëndetësisë e krijuar me date 16/09/2005, me autonomi ne veprimtarinë teknike - profesionale lidhur me proceset dhe metodat e përmirësimit te cilësisë, sigurisë, përpilimit  si dhe vlerësimit të standardeve dhe nen-standardeve (kritereve). Është institucioni i vetëm kombëtar, përgjegjës për kryerjen e akreditimit te institucioneve shëndetësore publike dhe private.

Mbështet Ministrinë e Shëndetësisë në zbatimin e strategjise së saj afatgjatë  lidhur me përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë të kujdesit shëndetësor, konform eksperiences dhe praktikës shkencore me pozitive dhe standarteve ndërkombëtare në fushat e mëposhtme:.

    Permirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së sistemit shëndetësor.
    Edukimin dhe trajnimin e personelit mjekësor dhe partnerëve të tjerë, në lidhje me cilësine e kujdesit mjekësor dhe krijimit të një kulture të re për të.
    Formulimin, përhapjen dhe monitorimin e udhëzuesve klinik (protokolleve klinike) të praktikes klinike më të mirë, në ndihmë të personelit mjekësor.
    Akreditimin e institucioneve shendetesore shqiptare publike dhe private.
    Edukimin terapeutik dhe fuqizimin e rolit të pacientëve si aktorë kryesor e qendror të sistemit shëndetësor.
    Minimizimin e rreziqeve dhe gabimeve në institucionet mjekesore: Ritjen e sigurisë për pacientët dhe personelin mjekësor.
    Vlerësimin dhe përzgjedhjen e teknologjive ekzistuese dhe të reja më të nevojshme dhe më kostefektive të sistemit shëndetësor.
    Krijimin, mbledhjen dhe përdorimin e evidencës shkencore të praktikave mjekësore të faktuara si më të mirat.
    Vendosjen e lidhjeve dhe koordinimin teknik të programeve të Ministrisë së Shëndetësisë në fushat e mësipërme, me partnerët, institucionet, apo organizata të vendit dhe të huaja të interesuara e të nevojshme për to.

Në procesin e akreditimit, zbaton politikat dhe strategjitë e përmirësimit të cilësisë dhe sigurisë të sistemit shëndetësor, të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.

QKCSA-ISH, me pjesëmarrjen e palëve te interesuara,  koordinon në nivel kombëtar përgatitjen  dhe rishikimin sistematik të standardeve dhe tregueseve të unifikuar të performancës së kujdesit shëndetësor, të cilat ia paraqet Ministrit të Shëndetësisë për miratim. Standardet, pas miratimit shërbejnë si mjet vlerësimi bazë për procesin e akreditimit të institucioneve shëndetësore publike dhe private.

QKCSA-ISH ofron ekspertizë dhe asistencë për njohjen dhe zbatimin e metodave të përmirësimit të cilësisë dhe sigurisë dhe plotësimit të standardeve, me kërkesën dhe sipas nevojave të institucioneve shëndetësore publike dhe private.

Në kryerjen dhe ndjekjen e procesit të akreditimit, QKCSA-ISH gëzon pavarësi operative në lidhje me veprimtaritë gjate vlerësimit, formulimin dhe përmbajtjen e raporteve e rezultateve të vlerësimit, për bashkëpunimin me Këshillin e Akreditimit, dhe institucionet qe i nënshtrohen akreditimit, si dhe lidhur me publikimin e informacionit për rezultatet e akreditimit.

QKCSA-ISH, është bazë kombëtare e mbledhjes, analizimit, përpunimit të të dhënave lidhur me cilësinë, sigurinë dhe akreditimin si dhe publikimin dhe shpërndarjen e tyre.

Bashkërendon dhe përfaqëson në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar veprimtaritë dhe projektet lidhur me cilësinë, sigurinë  dhe akreditimin e institucioneve shëndetësore.

Bashkëpunon me agjencitë e tjera të fushës se akreditimit ne rang kombëtar dhe ndërkombëtar

Identifikon, emëron dhe trajnon koordinatoret lokale te cilësisë dhe sigurisë si dhe vlerësuesit e jashtëm  për procesin e akreditimit.

Koordinon me palët dhe institucionet e interesuar për identifikimin dhe trajnimin e anëtareve të përhershëm dhe të përkohshëm të Këshillit të Akreditimit (KA).

Kontakt

Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore (QKCSAISH)
Rruga "Aleksandër Moisiu", 
No 80, Godina e ISHSH, Kati i Dytë, TIRANE, Albania

Mail: info@qkcsaish.gov.al

Web: www.qkcsaish.gov.al