Më Datë 16 Dhjetor, ora 9:00- 13:00 në Hotel Tirana International, Tiranë u mbajt “Konferenca Kombëtare e QKCSA-ISH” me temë: Akreditimi si mjet për përmirësimin e cilësisë në kujdesin shëndetësor. 

Në fokus të kësaj konference ishte përmirësimi i cilësisë në kujdesin shëndetësor nëpërmjet plotësimit të standardeve të akreditimit në Kujdesin Shëndetësor Spitalor i cili u konkretizua me shembuj konkret nga sistemi publik dhe ai privat gjatë seancës së parë. Ku risia ishte përfshirja me seriozitet e disa nga spitalet publike, përkrahja e këtij procesi nga drejtuesit e tyre dhe hapat e ndërmarra nga ana e tyre në lidhje me procesin e përmirësimit të cilësisë dhe plotësimit të standardeve të akreditimit.   

Ndërsa në seancën e dytë u vu në qendër Kujdesi Shëndetësor Parësor, përfshirja e institucioneve shëndetësore parësore publike në procesin e vetë përmirësimit të cilësisë për të bërë hapa në drejtim të arritjes dhe plotësimit të standardeve të akreditimit të kujdesit parësor.  Gjithashtu  procesit të akreditimit dhe matjes sistematike të performancës spitalore iu kushtua interes i veçantë në konferencë sidomos lidhur me analizimin dhe rëndësinë e raportimit të tyre veçanërisht për fushën e sigurisë, duke u konkretizuar edhe me paraqitjen e mjetit për identifikimin dhe analizimin e ngjarjeve të padëshirueshme.

Në këtë Konferencë pati një pjesëmarrje të gjerë nga të gjitha institucionet shëndetësore spitalore dhe parësore të sektorit publik dhe privat dhe partnerët e tjerë në shëndetësi; drejtues dhe përfaqësues të fakultetit të mjekësisë, infermierisë, stomatologjisë, të departamenteve / shërbimeve në QSUT, koordinatorë të cilësisë, anëtarë të ekipeve të vetëvlerësimit, mjek / staf nga spitalet dhe qendrat shëndetësore të përfshira në procesin e përmirësimit të cilësisë.

Në kuadër të procesit të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë, sigurisë dhe të Akreditimit, QKCSA-ISH organizoi Trajnimin me temë “Përmirësimi i cilësisë dhe sigurisë në kujdesin shëndetësor parësor, procesi i Akreditimit”, për Drejtuesit dhe koordinatoret e cilësisë së Qendrave Shëndetësore të DRSH – Durrës, me Dt. 05/06/2015. Ky aktivitet u vlerësua nga QKEV me 3 kredite.

Në kuadër të edukimit dhe trajnimit mbi Konceptet e cilësisë, sigurisë dhe Akreditimit qendra organizoi Trajnimin me temë “Konceptet bazë mbi Cilësinë dhe Sigurinë e Kujdesit Shëndetësor, Procesi i Akreditimit, Vetëvlerësimi i Standardeve spitalore”. Ky aktivitet u vlerësua nga QKEV me 4 kredite.

Ky aktivitet u mbajt për koordinatorët e cilësisë dhe ekipin e survejorëve të brendshëm;

• Në Spitalin Rajonal Lezhë

• Në Spitalin Rajonal Durrës

• Në Spitalin Rajonal Shkodër ku morën pjesë edhe Grupi i vlerësuesve të brendshëm dhe Drejtoresha e Spitalit Kukës

• Në Spitalin Rajonal Fier  ku morën pjesë edhe Grupi i vlerësuesve të brendshëm dhe Drejtoresha e Spitalit Berat, si dhe grupi i vlerësuesve të brendshëm të Spitalit të Lushnjës

• Në Spitalin Rajonal Vlorë

• Në Pogradec ku morën pjesë Grupet e vlerësuesve të brendshëm dhe Drejtuesit e Spitaleve Elbasan, Gjirokastër, Korçë dhe Pogradec. 

Sottocategorie

Kontakt

Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore (QKCSAISH)
Rruga "Aleksandër Moisiu", 
No 80, Godina e ISHSH, Kati i Dytë, TIRANE, Albania

Mail: info@qkcsaish.gov.al

Web: www.qkcsaish.gov.al